Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Xhami ibn Shedadi, e ky nga Amiri, i biri i Abdullah ibn Zubejrit, se babai i tij Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, i thashë Zubejrit: “Nuk po të dëgjoj së transmetuari nga i Dërguari i Allahut ﷺ, siç bën filani e filani.” Ai ia ktheu: “Unë asnjëherë nuk i jam ndarë atij, mirëpo njëherë e kam dëgjuar duke thënë: “Ai që gënjen për mua, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr .”
حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ جَامِعِ بْنِ شَدَّادٍ، عَنْ عَامِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قُلْتُ لِلزُّبَيْرِ: إِنِّي لاَ أَسْمَعُكَ تُحَدِّثُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ كَمَا يُحَدِّثُ فُلاَنٌ وَفُلاَنٌ. قَالَ: أَمَا إِنِّي لَمْ أُفَارِقْهُ وَلَكِنْ سَمِعْتُهُ يَقُولُ: "مَنْ كَذَبَ عَلَىَّ فَلْيَتَبَوَّأْ مَقْعَدَهُ مِنَ النَّارِ".