Sahihu i Buhariut — Hadithi 107

38. Nënkapitulli: Mëkati i atij që gënjen ndaj Pejgamberit ﷺ

107. Nga: Abdullah ibn Zubejri

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Xhami ibn Shedadi, e ky nga Amiri, i biri i Abdullah ibn Zubejrit, se babai i tij Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, i thashë Zubejrit: “Nuk po të dëgjoj së transmetuari nga i Dërguari i Allahut ﷺ, siç bën filani e filani.” Ai ia ktheu: “Unë asnjëherë nuk i jam ndarë atij, mirëpo njëherë e kam dëgjuar duke thënë: “Ai që gënjen për mua, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 107

Fjalë të panjohura?