Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Ebu Mulejke, e ky nga Othman ibn Abdurrahman Tejmiu, e ky nga Rebia ibn Abdullah Tejmiu, - Ebu Bekër (ibn Ebu Mulejke) ka thënë: Rebia ka qenë prej njerëzve më të mirë, - (Ibn Xhurejxhi ka thënë: Më ka rrëfyer Ebu Bekri e ky nga Othmani) se Rebia tregon se, ditën e xhuma, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi në minber suren Nahl. Kur arriti tek ajeti i sexhdes, zbriti prej minberit dhe ra në sexhde, e bashkë me të edhe të pranishmit. Pastaj, në xhumanë vijuese, sërish e lexoi suren Nahl dhe, kur arriti tek ajeti i sexhdes, u tha njerëzve: “O ju njerëz! Kur lexohet ajeti i sexhdes, ai që bie në sexhde, ia ka qëlluar (së vërtetës), kurse ai që nuk bie, nuk ka bërë mëkat.” Në këtë rast Omeri nuk e bëri sexhden. (Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Më ka rrëfyer Ebu Bekri, e ky nga) Nafiu shton nga Ibn Omeri se: “Allahu nuk na ka detyruar ta bëjmë sexhden, përveç nëse dëshirojmë.”
حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى قَالَ: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ يُوسُفَ، أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو بَكْرِ بْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عُثْمَانَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ التَّيْمِيِّ، عَنْ رَبِيعَةَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الْهُدَيْرِ التَّيْمِيِّ - قَالَ أَبُو بَكْرٍ: وَكَانَ رَبِيعَةُ مِنْ خِيَارِ النَّاسِ عَمَّا حَضَرَ رَبِيعَةُ مِنْ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه: - قَرَأَ يَوْمَ الْجُمُعَةِ عَلَى الْمِنْبَرِ بِسُورَةِ النَّحْلِ حَتَّى إِذَا جَاءَ السَّجْدَةَ نَزَلَ فَسَجَدَ وَسَجَدَ النَّاسُ، حَتَّى إِذَا كَانَتِ الْجُمُعَةُ الْقَابِلَةُ قَرَأَ بِهَا حَتَّى إِذَا جَاءَ السَّجْدَةَ قَالَ: يَا أَيُّهَا النَّاسُ! إِنَّا نَمُرُّ بِالسُّجُودِ فَمَنْ سَجَدَ فَقَدْ أَصَابَ، وَمَنْ لَمْ يَسْجُدْ فَلاَ إِثْمَ عَلَيْهِ. وَلَمْ يَسْجُدْ عُمَرُ - رضى الله عنه. وَزَادَ نَافِعٌ عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما: إِنَّ اللَّهَ لَمْ يَفْرِضِ السُّجُودَ إِلاَّ أَنْ نَشَاءَ.