Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Bekri se Ebu Rafiu tregon: “Një namaz të jacisë e fala me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili, gjatë namazit, lexoi suren Inshikak dhe bëri sexhde. E pyeta: - Ç'është kjo? - Kam bërë sexhde në këtë sure duke qenë mbrapa Ebu Kasimit ﷺ. Andaj, do ta vazhdoj këtë praktikë derisa ta takoj sërish (të vdes) .”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي قَالَ: حَدَّثَنِي بَكْرٌ، عَنْ أَبِي رَافِعٍ قَالَ: صَلَّيْتُ مَعَ أَبِي هُرَيْرَةَ الْعَتَمَةَ فَقَرَأَ ﴿إِذَا السَّمَاءُ انْشَقَّتْ﴾ فَسَجَدَ فَقُلْتُ: مَا هَذِهِ؟ قَالَ: سَجَدْتُ بِهَا خَلْفَ أَبِي الْقَاسِمِ ﷺ فَلاَ أَزَالُ أَسْجُدُ فِيهَا حَتَّى أَلْقَاهُ.