Sahihu i Buhariut — Hadithi 1078

11. Nënkapitulli: Leximi i ajetit të sexhdes dhe bërja e sexhdes për të, gjatë namazit

1078. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Bekri se Ebu Rafiu tregon: “Një namaz të jacisë e fala me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili, gjatë namazit, lexoi suren Inshikak dhe bëri sexhde. E pyeta:

- Ç'është kjo?

- Kam bërë sexhde në këtë sure duke qenë mbrapa Ebu Kasimit ﷺ. Andaj, do ta vazhdoj këtë praktikë derisa ta takoj sërish (të vdes).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1078

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?