Sahihu i Buhariut — Hadithi 1090

Shkurtimi i namazit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, namazi u obligua vetëm dy rekate. Pastaj, namazi i udhëtarit mbeti aq sa ka qenë (dy rekate), kurse namazi i vendasit u shtua (në katër rekate).” Zuhriu thotë: “E kam pyetur Urven: - Ç'është puna e Aishes, që e plotëson namazin (në udhëtim)? - Justifikohet me veprimin e Othmanit (sa ishte në Mina), - tha Urve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: الصَّلاَةُ أَوَّلُ مَا فُرِضَتْ رَكْعَتَيْنِ فَأُقِرَّتْ صَلاَةُ السَّفَرِ، وَأُتِمَّتْ صَلاَةُ الْحَضَرِ‏.‏ قَالَ الزُّهْرِيُّ: فَقُلْتُ لِعُرْوَةَ: مَا بَالُ عَائِشَةَ تُتِمُّ؟ قَالَ: تَأَوَّلَتْ مَا تَأَوَّلَ عُثْمَانُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1090