Sahihu i Buhariut — Hadithi 1141

Namazi i natës · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë ndonjë muaji, hante (nuk agjëronte), saqë mendonim se nuk do të agjëronte asnjë ditë të tij dhe agjëronte, saqë mendonim se nuk do të hante asnjë ditë të tij. Kur doje ta shihje duke u falur gjatë natës, e gjeje duke u falur, e, kur doje ta shihje fjetur, e gjeje duke fjetur.” Transmetimin e Muhamed ibn Xhaferit nga Humejdi e ka fuqizuar Sulejmani dhe Ebu Halid Ahmeri nga Humejdi.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ حُمَيْدٍ، أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُفْطِرُ مِنَ الشَّهْرِ حَتَّى نَظُنَّ أَنْ لاَ يَصُومَ مِنْهُ، وَيَصُومُ حَتَّى نَظُنَّ أَنْ لاَ يُفْطِرَ مِنْهُ شَيْئًا، وَكَانَ لاَ تَشَاءُ أَنْ تَرَاهُ مِنَ اللَّيْلِ مُصَلِّيًا إِلاَّ رَأَيْتَهُ وَلاَ نَائِمًا إِلاَّ رَأَيْتَهُ‏.‏ تَابَعَهُ سُلَيْمَانُ وَأَبُو خَالِدٍ الأَحْمَرُ عَنْ حُمَيْدٍ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1141