Sahihu i Buhariut — Hadithi 1147

Namazi i natës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon se e pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Ramazan, e në atë rast tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk shtonte më shumë se njëmbëdhjetë rekate, as në Ramazan, as jashtë tij. I falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, pastaj i falte edhe katër, e mos pyet as për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, më pas i falte tri.” Njëherë e pyeta: - O i Dërguari i Allahut, a po fle para vitrit? - “Oj Aishe, sytë më flenë, por zemra ime nuk fle ” , - u përgjigj ai.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ أَنَّهُ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ سَأَلَ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: كَيْفَ كَانَتْ صَلاَةُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي رَمَضَانَ؟ فَقَالَتْ: مَا كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَزِيدُ فِي رَمَضَانَ وَلاَ فِي غَيْرِهِ عَلَى إِحْدَى عَشْرَةَ رَكْعَةً، يُصَلِّي أَرْبَعًا فَلاَ تَسَلْ عَنْ حُسْنِهِنَّ وَطُولِهِنَّ، ثُمَّ يُصَلِّي أَرْبَعًا فَلاَ تَسَلْ عَنْ حُسْنِهِنَّ وَطُولِهِنَّ، ثُمَّ يُصَلِّي ثَلاَثًا. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَتَنَامُ قَبْلَ أَنْ تُوتِرَ؟ فَقَالَ: "يَا عَائِشَةُ، إِنَّ عَيْنَىَّ تَنَامَانِ وَلاَ يَنَامُ قَلْبِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1147