Sahihu i Buhariut — Hadithi 1147

16. Nënkapitulli: Namazi i Pejgamberit ﷺ gjatë natës, në Ramazan dhe në muajt e tjerë

1147. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon se e pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Ramazan, e në atë rast tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk shtonte më shumë se njëmbëdhjetë rekate, as në Ramazan, as jashtë tij. I falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, pastaj i falte edhe katër, e mos pyet as për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, më pas i falte tri.”

Njëherë e pyeta:

- O i Dërguari i Allahut, a po fle para vitrit?

- “Oj Aishe, sytë më flenë, por zemra ime nuk fle, - u përgjigj ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1147

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?