Sahihu i Buhariut — Hadithi 115

Dituria · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hindi, e kjo nga Umu Seleme. (Ibn Ujejne ka thënë): Po ashtu Amri dhe Jahja ibn Seidi transmetojnë nga Zuhriu e ky nga Hindi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë Pejgamberi ﷺ, me t'u zgjuar nga gjumi, tha: “Subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu) ! Sa e sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Zgjoni zonjat e shtëpive (gratë e tij) , sepse, ku i dihet, një e veshur në dynja, mund të jetë e zhveshur në botën tjetër!”

Arabisht

حَدَّثَنَا صَدَقَةُ قَالَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنْ مَعْمَرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ هِنْدٍ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ، وَعَمْرٍو، وَيَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ هِنْدٍ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ قَالَتِ: اسْتَيْقَظَ النَّبِيُّ ﷺ ذَاتَ لَيْلَةٍ فَقَالَ: "سُبْحَانَ اللَّهِ! مَاذَا أُنْزِلَ اللَّيْلَةَ مِنَ الْفِتَنِ، وَمَاذَا فُتِحَ مِنَ الْخَزَائِنِ، أَيْقِظُوا صَوَاحِبَاتِ الْحُجَرِ، فَرُبَّ كَاسِيَةٍ فِي الدُّنْيَا عَارِيَةٍ فِي الآخِرَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/115