Sahihu i Buhariut — Hadithi 115

40. Nënkapitulli: Të nxënët e dijes dhe të këshilluarit gjatë natës

115. Nga: Umu Seleme

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hindi, e kjo nga Umu Seleme. (Ibn Ujejne ka thënë): Po ashtu Amri dhe Jahja ibn Seidi transmetojnë nga Zuhriu e ky nga Hindi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë Pejgamberi ﷺ, me t'u zgjuar nga gjumi, tha: “Subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu)! Sa e sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Zgjoni zonjat e shtëpive (gratë e tij), sepse, ku i dihet, një e veshur në dynja, mund të jetë e zhveshur në botën tjetër!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 115

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?