Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua nga fisi benu esed ishte tek unë dhe, kur hyri i Dërguari i Allahut ﷺ, pyeti: “Kush është kjo?” I thashë: “Është filania. Ajo nuk fle gjatë natës. Pastaj përmendi se fal shumë namaz. Rrjedhimisht, Pejgamberi ﷺ (duke mos miratuar) tha: “Ndal! Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (nga ju) , derisa ju të mërziteni (nga veprat) .”
قَالَ: وَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنِ مَسْلَمَةَ عَنْ مَالِكٍ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَتْ عِنْدِي امْرَأَةٌ مِنْ بَنِي أَسَدٍ فَدَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "مَنْ هَذِهِ؟" قُلْتُ فُلاَنَةُ لاَ تَنَامُ بِاللَّيْلِ. فَذُكِرَ مِنْ صَلاَتِهَا فَقَالَ: "مَهْ عَلَيْكُمْ مَا تُطِيقُونَ مِنَ الأَعْمَالِ، فَإِنَّ اللَّهَ لاَ يَمَلُّ حَتَّى تَمَلُّوا".