Sahihu i Buhariut — Hadithi 1151
18. Nënkapitulli: Teprimi i urryer në adhurim
1151. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua nga fisi benu esed ishte tek unë dhe, kur hyri i Dërguari i Allahut ﷺ, pyeti: “Kush është kjo?” I thashë: “Është filania. Ajo nuk fle gjatë natës. Pastaj përmendi se fal shumë namaz. Rrjedhimisht, Pejgamberi ﷺ (duke mos miratuar) tha: “Ndal! Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (nga ju), derisa ju të mërziteni (nga veprat).”