Sahihu i Buhariut — Hadithi 116

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salihu dhe Ebu Bekër ibn Sulejman ibn Ebu Hathme se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në ditët e fundit të jetës, Pejgamberi ﷺ na e fali jacinë dhe, pasi dha selam, u ngrit dhe tha: “A po e shihni natën e sotme? Në krye të njëqind vjetëve nga sot, askush që jeton tani, nuk do të mbetet i gjallë në fytyrë të tokës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ خَالِدٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمٍ، وَأَبِي، بَكْرِ بْنِ سُلَيْمَانَ بْنِ أَبِي حَثْمَةَ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ قَالَ: صَلَّى بِنَا النَّبِيُّ ﷺ الْعِشَاءَ فِي آخِرِ حَيَاتِهِ، فَلَمَّا سَلَّمَ قَامَ فَقَالَ: ‏ ‏"‏أَرَأَيْتَكُمْ لَيْلَتَكُمْ هَذِهِ؟ فَإِنَّ رَأْسَ مِائَةِ سَنَةٍ مِنْهَا لاَ يَبْقَى مِمَّنْ هُوَ عَلَى ظَهْرِ الأَرْضِ أَحَدٌ‏"‏‏‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/116