Sahihu i Buhariut — Hadithi 116

41. Nënkapitulli: Përhapja e diturisë në ndejat e pasdarkeve

116. Nga: Abdullah ibn Omeri

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salihu dhe Ebu Bekër ibn Sulejman ibn Ebu Hathme se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në ditët e fundit të jetës, Pejgamberi ﷺ na e fali jacinë dhe, pasi dha selam, u ngrit dhe tha: “A po e shihni natën e sotme? Në krye të njëqind vjetëve nga sot, askush që jeton tani, nuk do të mbetet i gjallë në fytyrë të tokës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 116

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?