Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sejf ibn Sulejman Mekiu se Muxhahidi transmeton se dikush shkoi tek Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në shtëpi dhe i tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri brenda në Qabe. Ibn Omeri tregon: “Shpejtova dhe e takova të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili sapo kishte dalë, dhe Bilalin, i cili po qëndronte në këmbë te dera (e Qabesë). E pyeta: - O Bilal, a u fal i Dërguari i Allahut ﷺ (brenda Qabesë)? - Po, - m'u përgjigj ai. - Ku? - Mes këtyre dy shtyllave, pastaj doli e i fali edhe dy rekate përballë derës së Qabesë, - tha Bilali. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më ka porositur për dy rekatet e duhasë.” Itbani tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri më erdhën kur dielli u ngrit lart në kupën e qiellit (paradite), e në atë rast ne u rreshtuam pas tij dhe i fali dy rekate.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا سَيْفُ بْنُ سُلَيْمَانَ الْمَكِّيُّ قَالَ: سَمِعْتُ مُجَاهِدًا يَقُولُ: أُتِيَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما - فِي مَنْزِلِهِ فَقِيلَ لَهُ: هَذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَدْ دَخَلَ الْكَعْبَةَ قَالَ: فَأَقْبَلْتُ فَأَجِدُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ خَرَجَ، وَأَجِدُ بِلاَلاً عِنْدَ الْبَابِ قَائِمًا فَقُلْتُ: يَا بِلاَلُ، صَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي الْكَعْبَةِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قُلْتُ: فَأَيْنَ؟ قَالَ: بَيْنَ هَاتَيْنِ الأُسْطُوَانَتَيْنِ. ثُمَّ خَرَجَ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ فِي وَجْهِ الْكَعْبَةِ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - أَوْصَانِي النَّبِيُّ ﷺ بِرَكْعَتَىِ الضُّحَى. وَقَالَ عِتْبَانُ: غَدَا عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - بَعْدَ مَا امْتَدَّ النَّهَارُ وَصَفَفْنَا وَرَاءَهُ فَرَكَعَ رَكْعَتَيْنِ.