Sahihu i Buhariut — Hadithi 1186

Namazi i natës · Transmetuesi: Itban ibn Malik Ensariu

Shqip

Mahmudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Itban ibn Malikun, i cili kishte marrë pjesë në Luftën e Bedrit së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke rrëfyer: “Ua falja namazin popullit tim, beni salimëve. Në mes meje dhe tyre ishte një luginë dhe, kur binte shi (vërshonte uji), më vështirësohej rruga për në xhami.” Kështu, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Unë e kam shikimin të dobët e, kur bie shi, uji vërshon në luginën që gjendet mes meje dhe popullit tim, kështu që e kam të vështirë ta përshkoj. Prandaj, kam dëshirë, o i Dërguari i Allahut, të vish tek unë e të falesh në shtëpinë time, që ta shfrytëzoj si vendfalje. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Do të vij.” Në mesditë, Pejgamberi ﷺ erdhi së bashku me Ebu Bekrin. Pejgamberi ﷺ kërkoi leje për të hyrë, andaj unë i dhashë leje. Me të hyrë në shtëpi, ende pa u ulur, pyeti: “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?” I bëra me shenjë drejt një pjese të shtëpisë, ku dëshiroja të falesha. Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe e shqiptoi tekbirin për t'u falur, ndërsa ne u rreshtuam mbrapa tij. I fali dy rekate e dha selam, ashtu vepruam edhe ne, dhamë selam pas tij. Pastaj e ndala për një ushqim me mish, gatuar enkas për të. Burrat e lagjes dëgjuan se i Dërguari i Allahut ﷺ gjendej në shtëpinë time, andaj disa prej tyre erdhën dhe u grumbulluan në shtëpi. Njëri prej tyre tha: - Ku është Maliku (Ibn Duhajshini)? Nuk po e shoh. - Ai është hipokrit, nuk e do as Allahun, as të Dërguarin e Tij, - tha një tjetër. - “Mos fol ashtu! A nuk e dini se ai thotë: “La ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën synon kënaqësinë e Allahut?” - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Allahu dhe Pejgamberi e dinë më së miri, porse betohem në Allahun se, sa herë e shohim, shoqërohet dhe bisedon me hipokritët, - tha burri në fjalë. - “Allahu ia ka ndaluar Zjarrit (ta djegë) atë që thotë “la ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën kërkon kënaqësinë e Allahut”, - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Mahmudi vazhdon: “Këtë gjë ua tregova disave, në mesin e të cilëve ishte edhe Ebu Ejubi, shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, që ka vdekur në ekspeditë (në rrethimin e Stambollit). Udhëheqës e kishin Jezid ibn Muaviun. Ebu Ejubi e kontestoi atë që tregova dhe tha: “Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka thënë këtë që e thua ti!” Kjo më shqetësoi shumë, andaj u zotova në Allahun se, nëse do të kthehesha prej kësaj beteje dhe nëse do ta gjeja Itban ibn Malikun gjallë në xhaminë e popullit të tij, do ta pyesja për këtë. Kur u ktheva, udhëtova për haxh ose umre, derisa arrita në Medinë. Shkova te benu salimët, ku e takova Itbanin, i cili ishte plak dhe i verbër, duke i prirë popullit të vet në namaz. Kur e përfundoi namazin, e përshëndeta e i tregova kush isha dhe e pyeta për këtë hadith, e në atë rast ma tregoi (hadithin) sikurse herën e parë.”

Arabisht

فَزَعَمَ مَحْمُودٌ أَنَّهُ سَمِعَ عِتْبَانَ بْنَ مَالِكٍ الأَنْصَارِيّ َ - رضى الله عنه - وَكَانَ مِمَّنْ شَهِدَ بَدْرًا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: كُنْتُ أُصَلِّي لِقَوْمِي بِبَنِي سَالِمٍ، وَكَانَ يَحُولُ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ وَادٍ إِذَا جَاءَتِ الأَمْطَارُ فَيَشُقُّ عَلَىَّ اجْتِيَازُهُ قِبَلَ مَسْجِدِهِمْ، فَجِئْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ لَهُ: إِنِّي أَنْكَرْتُ بَصَرِي، وَإِنَّ الْوَادِيَ الَّذِي بَيْنِي وَبَيْنَ قَوْمِي يَسِيلُ إِذَا جَاءَتِ الأَمْطَارُ فَيَشُقُّ عَلَىَّ اجْتِيَازُهُ، فَوَدِدْتُ أَنَّكَ تَأْتِي فَتُصَلِّي مِنْ بَيْتِي مَكَانًا أَتَّخِذُهُ مُصَلًّى. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "سَأَفْعَلُ". فَغَدَا عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - بَعْدَ مَا اشْتَدَّ النَّهَارُ فَاسْتَأْذَنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَذِنْتُ لَهُ فَلَمْ يَجْلِسْ حَتَّى قَالَ: "أَيْنَ تُحِبُّ أَنْ أُصَلِّيَ مِنْ بَيْتِكَ؟" فَأَشَرْتُ لَهُ إِلَى الْمَكَانِ الَّذِي أُحِبُّ أَنْ أُصَلِّيَ فِيهِ، فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَكَبَّرَ وَصَفَفْنَا وَرَاءَهُ، فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ سَلَّمَ وَسَلَّمْنَا حِينَ سَلَّمَ، فَحَبَسْتُهُ عَلَى خَزِيرٍ يُصْنَعُ لَهُ. فَسَمِعَ أَهْلُ الدَّارِ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي بَيْتِي فَثَابَ رِجَالٌ مِنْهُمْ حَتَّى كَثُرَ الرِّجَالُ فِي الْبَيْتِ. فَقَالَ رَجُلٌ مِنْهُمْ: مَا فَعَلَ مَالِكٌ؟ لاَ أَرَاهُ. فَقَالَ رَجُلٌ مِنْهُمْ: ذَاكَ مُنَافِقٌ لاَ يُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ تَقُلْ ذَاكَ أَلاَ تَرَاهُ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. يَبْتَغِي بِذَلِكَ وَجْهَ اللَّهِ". فَقَالَ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. أَمَّا نَحْنُ فَوَاللَّهِ لاَ نَرَى وُدَّهُ وَلاَ حَدِيثَهُ إِلاَّ إِلَى الْمُنَافِقِينَ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَإِنَّ اللَّهَ قَدْ حَرَّمَ عَلَى النَّارِ مَنْ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. يَبْتَغِي بِذَلِكَ وَجْهَ اللَّهِ". قَالَ مَحْمُودٌ: فَحَدَّثْتُهَا قَوْمًا فِيهِمْ أَبُو أَيُّوبَ صَاحِبُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي غَزْوَتِهِ الَّتِي تُوُفِّيَ فِيهَا وَيَزِيدُ بْنُ مُعَاوِيَةَ عَلَيْهِمْ بِأَرْضِ الرُّومِ، فَأَنْكَرَهَا عَلَىَّ أَبُو أَيُّوبَ قَالَ: وَاللَّهِ مَا أَظُنُّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ مَا قُلْتَ قَطُّ. فَكَبُرَ ذَلِكَ عَلَىَّ فَجَعَلْتُ لِلَّهِ عَلَىَّ إِنْ سَلَّمَنِي حَتَّى أَقْفُلَ مِنْ غَزْوَتِي أَنْ أَسْأَلَ عَنْهَا عِتْبَانَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - إِنْ وَجَدْتُهُ حَيًّا فِي مَسْجِدِ قَوْمِهِ، فَقَفَلْتُ فَأَهْلَلْتُ بِحَجَّةٍ أَوْ بِعُمْرَةٍ، ثُمَّ سِرْتُ حَتَّى قَدِمْتُ الْمَدِينَةَ فَأَتَيْتُ بَنِي سَالِمٍ، فَإِذَا عِتْبَانُ شَيْخٌ أَعْمَى يُصَلِّي لِقَوْمِهِ فَلَمَّا سَلَّمَ مِنَ الصَّلاَةِ سَلَّمْتُ عَلَيْهِ وَأَخْبَرْتُهُ مَنْ أَنَا، ثُمَّ سَأَلْتُهُ عَنْ ذَلِكَ الْحَدِيثِ فَحَدَّثَنِيهِ كَمَا حَدَّثَنِيهِ أَوَّلَ مَرَّةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1186