Sahihu i Buhariut — Hadithi 1222

Veprimet në namaz · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhaferi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të thirret ezani për namaz, shejtani largohet duke liruar gazra me zë, që të mos e dëgjojë ezanin. Pasi të kryhet ezani, kthehet (dhe qëndron) derisa të thirret ikameti, e në atë rast ikën sërish. Pas ikametit, kthehet përsëri duke i thënë njeriut vazhdimisht: “Kujto (këtë e atë) ”, gjëra këto që nuk i kujtoheshin më herët, derisa njeriu nuk di se sa rekate ka falur.” Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon se e ka dëgjuar Ebu Hurejrën duke thënë: “Nëse ndokujt i ndodh diçka e tillë, le t'i bëjë dy sexhde duke qenë ulur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ جَعْفَرٍ، عَنِ الأَعْرَجِ قَالَ: قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ:‏ "‏‏ إِذَا أُذِّنَ بِالصَّلاَةِ أَدْبَرَ الشَّيْطَانُ لَهُ ضُرَاطٌ حَتَّى لاَ يَسْمَعَ التَّأْذِينَ، فَإِذَا سَكَتَ الْمُؤَذِّنُ أَقْبَلَ، فَإِذَا ثُوِّبَ أَدْبَرَ فَإِذَا سَكَتَ أَقْبَلَ، فَلاَ يَزَالُ بِالْمَرْءِ يَقُولُ لَهُ: اذْكُرْ مَا لَمْ يَكُنْ يَذْكُرُ حَتَّى لاَ يَدْرِي كَمْ صَلَّى‏"‏‏‏.‏‏ قَالَ أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: إِذَا فَعَلَ أَحَدُكُمْ ذَلِكَ فَلْيَسْجُدْ سَجْدَتَيْنِ وَهُوَ قَاعِدٌ‏.‏ وَسَمِعَهُ أَبُو سَلَمَةَ مِنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1222