Sahihu i Buhariut — Hadithi 1233

Sehvi sexhdeja · Transmetuesi: Kurejbi

Shqip

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Bukejri se Kurejbi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Ibn Abasi, Misver ibn Mahremi dhe Abdurrahman ibn Ez'heri e dërguan atë tek Aishja duke i thënë: “Dërgoja selamet tona dhe pyete për dy rekatet pas namazit të ikindisë dhe tregoji se kemi dëgjuar që ti i fal ato (dy rekatet), ndërkohë ne jemi informuar se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar këtë (namazin pas ikindisë).” Ibn Abasi tha: “Unë dhe Omer ibn Hatabi i ndëshkonim njerëzit për to.” Kurejbi tregon: “Hyra tek Aishja dhe i tregova përse më kishin dërguar.” - Pyete Umu Selemen, - më tha ajo. U ktheva tek ata dhe u tregova çfarë më tha Aishja. Ata më dërguan tek Umu Seleme, siç më kishin dërguar tek Aishja. Umu Seleme më tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke i ndaluar ato (namazet pas ikindisë). Pastaj (një ditë), pasi e fali ikindinë, i fali ato dhe hyri tek unë, ku ishin disa gra ensare të fisit benu haram. Dërgova një shërbëtore dhe i thashë: “Qëndro afër tij dhe thuaji se Umu Seleme po të pyet: “O i Dërguari i Allahut, të kam dëgjuar duke i ndaluar këto dy (rekate), ndërkohë po shoh se ti i fal ato. Nëse ta bën me shenjë, largohu.” Ashtu veproi, e ai i bëri me shenjë që të largohej pak, andaj ajo u largua. Kur e mbaroi namazin, tha: “Oj bija e Ebu Umejes, më pyete për dy rekatet pas ikindisë. Më patën ardhur disa njerëz prej fisit të Abdulkajsit e më patën penguar t'i fal dy rekatet pas drekës, andaj këto qenë ato (të pas drekës) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو، عَنْ بُكَيْرٍ، عَنْ كُرَيْبٍ: أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ، وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَزْهَرَ - رضى الله عنهم - أَرْسَلُوهُ إِلَى عَائِشَةَ - رضى الله عنها - فَقَالُوا: اقْرَأْ عَلَيْهَا السَّلاَمَ مِنَّا جَمِيعًا وَسَلْهَا عَنِ الرَّكْعَتَيْنِ بَعْدَ صَلاَةِ الْعَصْرِ وَقُلْ لَهَا: إِنَّا أُخْبِرْنَا أَنَّكِ تُصَلِّينَهُمَا وَقَدْ بَلَغَنَا أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَهَى عَنْهَا‏.‏ وَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: وَكُنْتُ أَضْرِبُ النَّاسَ مَعَ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ عَنْهُمَا‏.‏ فَقَالَ كُرَيْبٌ: فَدَخَلْتُ عَلَى عَائِشَةَ - رضى الله عنها - فَبَلَّغْتُهَا مَا أَرْسَلُونِي‏.‏ فَقَالَتْ: سَلْ أُمَّ سَلَمَةَ‏.‏ فَخَرَجْتُ إِلَيْهِمْ فَأَخْبَرْتُهُمْ بِقَوْلِهَا فَرَدُّونِي إِلَى أُمِّ سَلَمَةَ بِمِثْلِ مَا أَرْسَلُونِي بِهِ إِلَى عَائِشَةَ‏.‏ فَقَالَتْ أُمُّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها -: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَنْهَى عَنْهَا ثُمَّ رَأَيْتُهُ يُصَلِّيهِمَا حِينَ صَلَّى الْعَصْرَ، ثُمَّ دَخَلَ عَلَىَّ وَعِنْدِي نِسْوَةٌ مِنْ بَنِي حَرَامٍ مِنَ الأَنْصَارِ فَأَرْسَلْتُ إِلَيْهِ الْجَارِيَةَ فَقُلْتُ: قُومِي بِجَنْبِهِ قُولِي لَهُ تَقُولُ لَكَ أُمُّ سَلَمَةَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، سَمِعْتُكَ تَنْهَى عَنْ هَاتَيْنِ وَأَرَاكَ تُصَلِّيهِمَا‏.‏ فَإِنْ أَشَارَ بِيَدِهِ فَاسْتَأْخِرِي عَنْهُ‏.‏ فَفَعَلَتِ الْجَارِيَةُ فَأَشَارَ بِيَدِهِ فَاسْتَأْخَرَتْ عَنْهُ فَلَمَّا انْصَرَفَ قَالَ:‏ ‏"‏يَا بِنْتَ أَبِي أُمَيَّةَ! سَأَلْتِ عَنِ الرَّكْعَتَيْنِ بَعْدَ الْعَصْرِ وَإِنَّهُ أَتَانِي نَاسٌ مِنْ عَبْدِ الْقَيْسِ فَشَغَلُونِي عَنِ الرَّكْعَتَيْنِ اللَّتَيْنِ بَعْدَ الظُّهْرِ فَهُمَا هَاتَانِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1233