Sahihu i Buhariut — Hadithi 1237

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Ebu Dherr Gifariu

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Mehdi ibn Mejmuni, e këtij i ka treguar Vasil Ahdebi, e ky nga Mamur ibn Suvejdi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më erdhi meleku (Xhibril) prej Zotit tim dhe më tha, - ose ka thënë: më përgëzoi se, - kushdo që vdes prej umetit tim pa i bërë ortak Allahut, do të hyjë në Xhenet.” - Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh? - pyeta. - “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh”, - m'u përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا مَهْدِيُّ بْنُ مَيْمُونٍ: حَدَّثَنَا وَاصِلٌ الأَحْدَبُ، عَنِ الْمَعْرُورِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ‏ ‏"‏أَتَانِي آتٍ مِنْ رَبِّي فَأَخْبَرَنِي - أَوْ قَالَ: بَشَّرَنِي - أَنَّهُ مَنْ مَاتَ مِنْ أُمَّتِي لاَ يُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا دَخَلَ الْجَنَّةَ‏"‏‏‏.‏‏ قُلْتُ: وَإِنْ زَنَى وَإِنْ سَرَقَ؟ قَالَ: ‏"‏‏وَإِنْ زَنَى وَإِنْ سَرَقَ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1237