Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e ky nga Zuhriu, e ky nga Isa ibn Talhai se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “E pashë Pejgamberin ﷺ te xhemra (në Mina), teksa njerëzit po i bënin pyetje, ndërkohë një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! E kam therur kurbanin pa dijeni, para se t'i hedh gurët.” Ai i tha: “Gjuaji se s'ka gjë.” Një tjetër i tha: “O i Dërguari i Allahut! I kam rruar flokët pa dijeni, para se ta ther kurbanin.” Pejgamberi ﷺ i tha: “There se s'ka gjë.” Dhe, Pejgamberi ﷺ nuk është pyetur për diçka që është bërë para ose pas radhës së vet, e të mos jetë përgjigjur me: “Bëje se s'ka gjë.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي سَلَمَةَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عِيسَى بْنِ طَلْحَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو قَالَ: رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ عِنْدَ الْجَمْرَةِ وَهُوَ يُسْأَلُ، فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! نَحَرْتُ قَبْلَ أَنْ أَرْمِيَ؟ قَالَ: "ارْمِ وَلاَ حَرَجَ". قَالَ آخَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! حَلَقْتُ قَبْلَ أَنْ أَنْحَرَ؟ قَالَ؟ " انْحَرْ وَلاَ حَرَجَ". فَمَا سُئِلَ عَنْ شَىْءٍ قُدِّمَ وَلاَ أُخِّرَ إِلاَّ قَالَ: "افْعَلْ وَلاَ حَرَجَ".