Sahihu i Buhariut — Hadithi 124

46. Nënkapitulli: Të pyeturit dhe dhënia e fetvasë gjatë gjuajtjes së gurëve në xhemër

124. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e ky nga Zuhriu, e ky nga Isa ibn Talhai se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “E pashë Pejgamberin ﷺ te xhemra (në Mina), teksa njerëzit po i bënin pyetje, ndërkohë një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! E kam therur kurbanin pa dijeni, para se t'i hedh gurët.”
Ai i tha: “Gjuaji se s'ka gjë.”
Një tjetër i tha: “O i Dërguari i Allahut! I kam rruar flokët pa dijeni, para se ta ther kurbanin.”
Pejgamberi ﷺ i tha: “There se s'ka gjë.”
Dhe, Pejgamberi ﷺ nuk është pyetur për diçka që është bërë para ose pas radhës së vet, e të mos jetë përgjigjur me: “Bëje se s'ka gjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 124

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?