Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një gruaje që po qante te një varr, e në atë rast ai i tha: - “Ki frikë Allahun dhe duro!” - Largohu prej meje, se ty nuk të ka goditur fatkeqësi si mua, - ia ktheu ajo pa e njohur. Kur dikush i tregoi se ai ishte Pejgamberi ﷺ, ajo i vajti në shtëpi, por te porta e tij nuk gjeti asnjë rojë (kështu që hyri) dhe i tha: “Nuk të kam njohur.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Durimi është në goditjen e parë (të fatkeqësisë) .”
حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا ثَابِتٌ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: مَرَّ النَّبِيُّ ﷺ بِامْرَأَةٍ تَبْكِي عِنْدَ قَبْرٍ فَقَالَ: " اتَّقِي اللَّهَ وَاصْبِرِي". قَالَتْ: إِلَيْكَ عَنِّي، فَإِنَّكَ لَمْ تُصَبْ بِمُصِيبَتِي، وَلَمْ تَعْرِفْهُ. فَقِيلَ: لَهَا إِنَّهُ النَّبِيُّ ﷺ. فَأَتَتْ باب النَّبِيِّ ﷺ فَلَمْ تَجِدْ عِنْدَهُ بَوَّابِينَ فَقَالَتْ: لَمْ أَعْرِفْكَ. فَقَالَ: "إِنَّمَا الصَّبْرُ عِنْدَ الصَّدْمَةِ الأُولَى".