Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur vdiq Omeri, i tregova Aishes, e në atë rast tha: “Allahu e mëshiroftë Omerin! Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka thënë se Allahu e dënon besimtarin për shkak të të qarave që i bën familja e vet për të, mirëpo i Dërguari i Allahut! ka thënë: “Allahu ia shton jobesimtarit dënimin për shkak të të qarave që i bën familja e vet për të.” Dhe ju mjafton Kurani: “Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit...” (Enam, 164) Atëherë Ibn Abasi tha: “Allahu e bën (njeriun) për të qeshur e për të qarë.” Ibn Ebu Mulejke ka thënë: “Betohem në Allahun se Ibn Omeri nuk ka shtuar (pas kësaj) asgjë.”
قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما: فَلَمَّا مَاتَ عُمَرُ ذَكَرْتُ ذَلِكَ لِعَائِشَةَ فَقَالَتْ: رَحِمَ اللَّهُ عُمَرَ، وَاللَّهِ مَا حَدَّثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِنَّ اللَّهَ لَيُعَذِّبُ الْمُؤْمِنَ بِبُكَاءِ أَهْلِهِ عَلَيْهِ. وَلَكِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "إِنَّ اللَّهَ لَيَزِيدُ الْكَافِرَ عَذَابًا بِبُكَاءِ أَهْلِهِ عَلَيْهِ". وَقَالَتْ: حَسْبُكُمُ الْقُرْآنُ: ﴿وَلاَ تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى...﴾ [الأنعام: ١٦٤] قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - عِنْدَ ذَلِكَ: وَاللَّهُ هُوَ أَضْحَكَ وَأَبْكَى. قَالَ ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ: وَاللَّهِ مَا قَالَ ابْنُ عُمَرَ شَيْئًا.