Sahihu i Buhariut — Hadithi 1303

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasen ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hasani, e këtij i ka treguar Kurejshi, e ky është Ibn Hajani, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ shkuam tek Ebu Sejf Kajniu, burri i mëndeshës së Ibrahimit (birit të Pejgamberit ﷺ). I Dërguari i Allahut ﷺ e mori Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë (nga kënaqësia). Kur shkuam herën tjetër, Ibrahimi po jepte shpirt, e të Dërguarit të Allahut ﷺ i lotonin sytë. Atëherë Abdurrahman ibn Aufi i tha: - A edhe ti, o i Dërguari i Allahut (po qan)? - “O Ibn Auf, kjo është mëshirë, - tha ai dhe vazhdoi: Syri loton e zemra pikëllohet, porse ne themi vetëm atë që e kënaq Allahun. Jemi të pikëlluar për ndarjen tënde, o Ibrahim!” (Këtë hadith) e transmeton edhe Musai, e ky nga Sulejman ibn Mugire, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ حَسَّانَ: حَدَّثَنَا قُرَيْشٌ - هُوَ ابْنُ حَيَّانَ - عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: دَخَلْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَلَى أَبِي سَيْفٍ الْقَيْنِ - وَكَانَ ظِئْرًا لإِبْرَاهِيمَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - فَأَخَذَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِبْرَاهِيمَ فَقَبَّلَهُ وَشَمَّهُ، ثُمَّ دَخَلْنَا عَلَيْهِ بَعْدَ ذَلِكَ، وَإِبْرَاهِيمُ يَجُودُ بِنَفْسِهِ، فَجَعَلَتْ عَيْنَا رَسُولِ اللَّهِ ﷺ تَذْرِفَانِ. فَقَالَ لَهُ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوْفٍ: وَأَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: "يَا ابْنَ عَوْفٍ إِنَّهَا رَحْمَةٌ". ثُمَّ أَتْبَعَهَا بِأُخْرَى فَقَالَ ﷺ: "إِنَّ الْعَيْنَ تَدْمَعُ، وَالْقَلْبَ يَحْزَنُ، وَلاَ نَقُولُ إِلاَّ مَا يَرْضَى رَبُّنَا، وَإِنَّا بِفِرَاقِكَ يَا إِبْرَاهِيمُ لَمَحْزُونُونَ". رَوَاهُ مُوسَى عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ الْمُغِيرَةِ عَنْ ثَابِتٍ عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1303