Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur u mor lajmi për vrasjen e Zejd ibn Harithes, Xhaferit dhe Abdullah ibn Revahës, i Dërguari i Allahut ﷺ u ul (në xhami) dhe i vërehej pikëllimi. Ndërsa po shikoja nëpërmjet një vrime të një dere, i vajti një njeri dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut!” Dhe i tregoi për të qarat e grave të (familjes së) Xhaferit. Ai e urdhëroi t'i ndalte. Kështu, shkoi dhe u kthye për të treguar se i kishte urdhëruar që të ndaleshin, porse nuk i ishin bindur. Sërish Pejgamberi ﷺ e urdhëroi të shkonte e t'i ndalte. Kur u kthye për së dyti, tha: “Betohem në Allahun se ato më mundën, - ose ka thënë: na mundën (nuk u bindën)! - dyshimi për këtë është nga ana e Muhamed ibn Haushebit. - Mendoj se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Hidhu dhé në gojët e tyre!” Aishja vazhdon: “Pastaj i thashë: “Turp të qoftë, as kreve punë, as e le të qetë të Dërguarin e Allahut ﷺ!”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ حَوْشَبٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَتْنِي عَمْرَةُ، قَالَتْ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - تَقُولُ: لَمَّا جَاءَ قَتْلُ زَيْدِ بْنِ حَارِثَةَ وَجَعْفَرٍ وَعَبْدِ اللَّهِ بْنِ رَوَاحَةَ، جَلَسَ النَّبِيُّ ﷺ يُعْرَفُ فِيهِ الْحُزْنُ، وَأَنَا أَطَّلِعُ مِنْ شَقِّ الْبَابِ، فَأَتَاهُ رَجُلٌ فَقَالَ: أَي رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ نِسَاءَ جَعْفَرٍ وَذَكَرَ بُكَاءَهُنَّ فَأَمَرَهُ بِأَنْ يَنْهَاهُنَّ، فَذَهَبَ الرَّجُلُ ثُمَّ أَتَى فَقَالَ: قَدْ نَهَيْتُهُنَّ، وَذَكَرَ أَنَّهُنَّ لَمْ يُطِعْنَهُ، فَأَمَرَهُ الثَّانِيَةَ أَنْ يَنْهَاهُنَّ، فَذَهَبَ، ثُمَّ أَتَى، فَقَالَ: وَاللَّهِ لَقَدْ غَلَبْنَنِي أَوْ غَلَبْنَنَا الشَّكُّ مِنْ مُحَمَّدِ بْنِ حَوْشَبٍ - فَزَعَمَتْ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "فَاحْثُ فِي أَفْوَاهِهِنَّ التُّرَابَ". فَقُلْتُ: أَرْغَمَ اللَّهُ أَنْفَكَ، فَوَاللَّهِ مَا أَنْتَ بِفَاعِلٍ وَمَا تَرَكْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْعَنَاءِ.