Sahihu i Buhariut — Hadithi 131

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, në mesin e pemëve është një pemë gjethembajtëse, që i ngjason muslimanit. E gjeni dot cila është ajo pemë?” Të pranishmit filluan t'i përmendin pemët e shkretëtirës, ndërsa mua mendja më shkoi te pema e hurmës, mirëpo ngurrova të flas. I thanë: “O i Dërguari i Allahut, na trego cila është ajo.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ajo është pema e hurmës.” Abdullahu thotë: “I tregova babait tim për atë që më shkoi në mendje, kurse ai më tha: “Po ta thoshe përgjigjen, do të ishte më e dashur për mua sesa kjo e ajo (dhe numëroi disa gjëra).”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "إِنَّ مِنَ الشَّجَرِ شَجَرَةً لاَ يَسْقُطُ وَرَقُهَا، وَهِيَ مَثَلُ الْمُسْلِمِ، حَدِّثُونِي مَا هِيَ؟" فَوَقَعَ النَّاسُ فِي شَجَرِ الْبَادِيَةِ، وَوَقَعَ فِي نَفْسِي أَنَّهَا النَّخْلَةُ. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَاسْتَحْيَيْتُ. فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَخْبِرْنَا بِهَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هِيَ النَّخْلَةُ". قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَحَدَّثْتُ أَبِي بِمَا وَقَعَ فِي نَفْسِي فَقَالَ: لأَنْ تَكُونَ قُلْتَهَا أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ أَنْ يَكُونَ لِي كَذَا وَكَذَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/131