Sahihu i Buhariut — Hadithi 131

50. Nënkapitulli: Turpi në dituri

Muxhahidi ka thënë: "Diturinë nuk mund ta mësojë i turpshmi dhe mendjemadhi." Aishja ka thënë: "Sa gra të mira që janë ensaret: turpi nuk i pengon për ta mësuar fenë!"

131. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, në mesin e pemëve është një pemë gjethembajtëse, që i ngjason muslimanit. E gjeni dot cila është ajo pemë?” Të pranishmit filluan t'i përmendin pemët e shkretëtirës, ndërsa mua mendja më shkoi te pema e hurmës, mirëpo ngurrova të flas. I thanë: “O i Dërguari i Allahut, na trego cila është ajo.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ajo është pema e hurmës.”
Abdullahu thotë: “I tregova babait tim për atë që më shkoi në mendje, kurse ai më tha: “Po ta thoshe përgjigjen, do të ishte më e dashur për mua sesa kjo e ajo (dhe numëroi disa gjëra).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 131

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?