Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ubejdullah ibn Miksemi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se pranë tyre kaloi një xhenaze, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u ngrit në këmbë (për të). Ashtu vepruam edhe ne. Pastaj e pyetëm: “O i Dërguari i Allahut, ajo ishte xhenazja e një hebreu?" - “Kur ta shihni xhenazen, ngrihuni”, - tha ai.
حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ مِقْسَمٍ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: مَرَّ بِنَا جَنَازَةٌ فَقَامَ [لَهَا] النَّبِيُّ ﷺ وَقُمْنَا بِهِ. فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّهَا جَنَازَةُ يَهُودِيٍّ؟ قَالَ: "إِذَا رَأَيْتُمُ الْجَنَازَةَ فَقُومُوا".