Sahihu i Buhariut — Hadithi 1311

49. Nënkapitulli: Ai që ngrihet në këmbë për xhenazen e ndonjë hebreu

1311. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ubejdullah ibn Miksemi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se pranë tyre kaloi një xhenaze, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u ngrit në këmbë (për të). Ashtu vepruam edhe ne. Pastaj e pyetëm: “O i Dërguari i Allahut, ajo ishte xhenazja e një hebreu?"

- “Kur ta shihni xhenazen, ngrihuni”, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1311

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?