Sahihu i Buhariut — Hadithi 1312

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Sehël ibn Hunejfi - Kajs ibn Sadi

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Abdurrahman ibn Ebu Lejla tregon se Sehël ibn Hunejfi dhe Kajs ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) po qëndronin ulur në Kadisije kur pranë tyre kaluan (disa njerëz) me një xhenaze, e në atë rast u ngritën të dy. Dikush u tha: - Ajo është e vendasve, përkatësisht dhimive (që e gëzonin mbrojtjen e shtetit islam). - Një xhenaze kaloi pranë Pejgamberit ﷺ, e ai u ngrit në këmbë. Kur i treguan se ishte xhenazja e një hebreu, ai tha: “A nuk është qenie njerëzore?” - iu përgjigjën ata.

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ مُرَّةَ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَبِي لَيْلَى قَالَ: كَانَ سَهْلُ بْنُ حُنَيْفٍ وَقَيْسُ بْنُ سَعْدٍ قَاعِدَيْنِ بِالْقَادِسِيَّةِ، فَمَرُّوا عَلَيْهِمَا بِجَنَازَةٍ فَقَامَا. فَقِيلَ لَهُمَا: إِنَّهَا مِنْ أَهْلِ الأَرْضِ، أَىْ مِنْ أَهْلِ الذِّمَّةِ. فَقَالاَ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ مَرَّتْ بِهِ جَنَازَةٌ فَقَامَ فَقِيلَ لَهُ: إِنَّهَا جَنَازَةُ يَهُودِيٍّ. فَقَالَ: "أَلَيْسَتْ نَفْسًا؟"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1312