Sahihu i Buhariut — Hadithi 1312
49. Nënkapitulli: Ai që ngrihet në këmbë për xhenazen e ndonjë hebreu
1312. Nga: Sehël ibn Hunejfi - Kajs ibn Sadi
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Abdurrahman ibn Ebu Lejla tregon se Sehël ibn Hunejfi dhe Kajs ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) po qëndronin ulur në Kadisije kur pranë tyre kaluan (disa njerëz) me një xhenaze, e në atë rast u ngritën të dy. Dikush u tha:
- Ajo është e vendasve, përkatësisht dhimive (që e gëzonin mbrojtjen e shtetit islam).
- Një xhenaze kaloi pranë Pejgamberit ﷺ, e ai u ngrit në këmbë. Kur i treguan se ishte xhenazja e një hebreu, ai tha: “A nuk është qenie njerëzore?” - iu përgjigjën ata.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1312
Fjalë të panjohura?