Sahihu i Buhariut — Hadithi 1325

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Mesleme ka thënë: Kam lexuar në prani të Ibn Ebu Dhiëbit, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi, se babai i tij e ka pyetur Ebu Hurejrën, e ky ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ... [t]: Ahmed ibn Shebib ibn Seidi na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Junusi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi. [t]: Abdurrahman Arexhi më ka treguar se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merr pjesë në namazin e xhenazes (deri në fund) , shpërblehet me një kirat, e ai që merr pjesë në varrimin e saj (deri në fund) , shpërblehet me dy kiratë.” Dikush e pyeti: “Çfarë janë dy kiratë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa dy kodra të mëdha.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ قَالَ: قَرَأْتُ عَلَى ابْنِ أَبِي ذِئْبٍ عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِيهِ أَنَّهُ سَأَلَ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - فَقَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ؛ [ح:] و حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ شَبِيبِ بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي: حَدَّثَنَا يُونُسُ، قَالَ ابْنُ شِهَابٍ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ الأَعْرَجُ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ شَهِدَ الْجَنَازَةَ حَتَّى يُصَلِّيَ فَلَهُ قِيرَاطٌ، وَمَنْ شَهِدَ حَتَّى تُدْفَنَ كَانَ لَهُ قِيرَاطَانِ". قِيلَ: وَمَا الْقِيرَاطَانِ؟ قَالَ: "مِثْلُ الْجَبَلَيْنِ الْعَظِيمَيْنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1325