Sahihu i Buhariut — Hadithi 1325
58. Nënkapitulli: Pritja derisa xhenazja të mbulohet me dhé
1325. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Mesleme ka thënë: Kam lexuar në prani të Ibn Ebu Dhiëbit, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi, se babai i tij e ka pyetur Ebu Hurejrën, e ky ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ... [t]: Ahmed ibn Shebib ibn Seidi na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Junusi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi. [t]: Abdurrahman Arexhi më ka treguar se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merr pjesë në namazin e xhenazes (deri në fund), shpërblehet me një kirat, e ai që merr pjesë në varrimin e saj (deri në fund), shpërblehet me dy kiratë.” Dikush e pyeti: “Çfarë janë dy kiratë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa dy kodra të mëdha.”