Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Husejni, e ky nga Ibn Burejde se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbrapa Pejgamberit ﷺ e kam falur namazin e një gruaje, e cila kishte vdekur gjatë lehonisë . Ai qëndroi te mesi i (trupit të) saj.”
حَدَّثَنَا عِمْرَانُ بْنُ مَيْسَرَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ: حَدَّثَنَا حُسَيْنٌ، عَنِ ابْنِ بُرَيْدَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا سَمُرَةُ بْنُ جُنْدُبٍ - رضى الله عنه - قَالَ: صَلَّيْتُ وَرَاءَ النَّبِيِّ ﷺ عَلَى امْرَأَةٍ مَاتَتْ فِي نِفَاسِهَا فَقَامَ عَلَيْهَا وَسَطَهَا.