Sahihu i Buhariut — Hadithi 1332
63. Nënkapitulli: Pozicioni i imamit në faljen e xhenazes për mashkullin dhe femrën
1332. Nga: Semure ibn Xhundubi
Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Husejni, e ky nga Ibn Burejde se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbrapa Pejgamberit ﷺ e kam falur namazin e një gruaje, e cila kishte vdekur gjatë lehonisë. Ai qëndroi te mesi i (trupit të) saj.”