Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Seidi ... [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur robi (besimtari) vendoset në varr dhe kur largohen shokët e tij (pjesëmarrësit në varrim) , dëgjon trokun e mbathjeve të tyre. I venë dy melekë, e ulin dhe i thonë: “Çfarë thoshe për atë njeri, Muhamedin ﷺ?” Ai thotë: “Dëshmoj se ai është rob dhe i Dërguari i Allahut.” I thuhet: “Shikoje vendin tënd në Zjarr; Allahu ta ka zëvendësuar me një vend në Xhenet.” Kështu, i sheh të dy vendet. Ndërkaq, jobesimtari, - ose ka thënë: hipokriti, - thotë: “Nuk di, thosha atë që thoshin njerëzit.” Atëherë i thuhet: “As e dije, as e lexoje (Kuranin) .” Pastaj, me një çekan të hekurt goditet aq fort mes dy veshëve të tij (në kokë), saqë lëshon një klithmë që e dëgjon çdo gjë përreth tij, përveç njerëzve dhe xhinëve.”
حَدَّثَنَا عَيَّاشٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ؛ [ح:] وَقَالَ لِي خَلِيفَةُ: حَدَّثَنَا ابْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "الْعَبْدُ إِذَا وُضِعَ فِي قَبْرِهِ، وَتُوُلِّيَ وَذَهَبَ أَصْحَابُهُ حَتَّى إِنَّهُ لَيَسْمَعُ قَرْعَ نِعَالِهِمْ، أَتَاهُ مَلَكَانِ فَأَقْعَدَاهُ فَيَقُولاَنِ لَهُ: مَا كُنْتَ تَقُولُ فِي هَذَا الرَّجُلِ مُحَمَّدٍ ﷺ؟ فَيَقُولُ: أَشْهَدُ أَنَّهُ عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ. فَيُقَالُ: انْظُرْ إِلَى مَقْعَدِكَ مِنَ النَّارِ، أَبْدَلَكَ اللَّهُ بِهِ مَقْعَدًا مِنَ الْجَنَّةِ - قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: فَيَرَاهُمَا جَمِيعًا - وَأَمَّا الْكَافِرُ - أَوِ الْمُنَافِقُ - فَيَقُولُ: لاَ أَدْرِي، كُنْتُ أَقُولُ مَا يَقُولُ النَّاسُ. فَيُقَالُ: لاَ دَرَيْتَ وَلاَ تَلَيْتَ. ثُمَّ يُضْرَبُ بِمِطْرَقَةٍ مِنْ حَدِيدٍ ضَرْبَةً بَيْنَ أُذُنَيْهِ، فَيَصِيحُ صَيْحَةً يَسْمَعُهَا مَنْ يَلِيهِ إِلاَّ الثَّقَلَيْنِ".