Sahihu i Buhariut — Hadithi 1342

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim në varrimin e vajzës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili rrinte ulur afër varrit. Pashë se i lotonin sytë.” Ai pyeti: - “A ka ndonjë prej jush që mbrëmë nuk ka bërë marrëdhënie intime?” - Unë, - tha Ebu Talhai. - “Zbrit në varrin e saj”, - i tha Pejgamberi ﷺ, e ai (Ebu Talhai) zbriti në varr dhe e varrosi. Ibn Mubareku transmeton se Fulejhu ka thënë: “Mendoj se është për qëllim (ai që nuk ka bërë mbrëmë ndonjë) mëkat, (e jo ai që nuk ka bërë mbrëmë marrëdhënie intime).” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “(Kuptimi i fjalisë “lijekterifu) ﴾لِيَقْتَرِفُوا﴿”, (Enam, 113) e cila e ka rrënjën e foljes së njëjtë me fjalinë “lem jukarif” لَمْ يُقَارِف që është përmendur në hadith) e ka kuptimin: ka bërë, ka vepruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِنَانٍ قَالَ: حَدَّثَنَا فُلَيْحُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا هِلاَلُ بْنُ عَلِيٍّ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: شَهِدْنَا بِنْتَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ جَالِسٌ عَلَى الْقَبْرِ، فَرَأَيْتُ عَيْنَيْهِ تَدْمَعَانِ فَقَالَ: "هَلْ فِيكُمْ مِنْ أَحَدٍ لَمْ يُقَارِفِ اللَّيْلَةَ؟". فَقَالَ أَبُو طَلْحَةَ: أَنَا. قَالَ: "فَانْزِلْ فِي قَبْرِهَا". فَنَزَلَ فِي قَبْرِهَا فَقَبَرَهَا. قَالَ ابْنُ الْمُبَارَكِ: قَالَ فُلَيْحٌ: أُرَاهُ يَعْنِي الذَّنْبَ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: ﴿لِيَقْتَرِفُوا﴾ [الأنعام: ١١٣] أَىْ لِيَكْتَسِبُوا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1342