Sahihu i Buhariut — Hadithi 1349

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu e ka shenjtëruar Mekën, andaj (lufta në të) nuk i është lejuar askujt, as para meje, as pas meje. Mua më është lejuar vetëm për një pjesë të ditës. Në të nuk lejohet as këputja e barit të njomë, as prerja e drunjve, as trembja e gjahut , si dhe marrja e gjërave të gjetura në rrugët e saj, përveç nëse ka për qëllim ta shpallë ndër njerëz.” Atëherë Abasi tha: - Përveç idhhirit për argjendarët dhe për varret tona? - “Përveç idhhirit ”, - tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Hurejra transmeton nga Pejgamberi ﷺ, ku ka thënë: “Për varret dhe shtëpitë tona.” Eban ibn Salihu transmeton nga Hasen ibn Muslimi, e ky nga Safije bint Shejbe se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, njëjtë. Muxhahidi e transmeton (këtë hadith) nga Tavusi, e ky nga Ibn Abasi (e ky nga Pejgamberi ﷺ, mirëpo me shprehjen:) “Për farkëtarët dhe shtëpitë e tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ حَوْشَبٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ قَالَ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "حَرَّمَ اللَّهُ مَكَّةَ، فَلَمْ تَحِلَّ لأَحَدٍ قَبْلِي وَلاَ لأَحَدٍ بَعْدِي، أُحِلَّتْ لِي سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ، لاَ يُخْتَلَى خَلاَهَا، وَلاَ يُعْضَدُ شَجَرُهَا، وَلاَ يُنَفَّرُ صَيْدُهَا، وَلاَ تُلْتَقَطُ لُقَطَتُهَا إِلاَّ لِمُعَرِّفٍ". فَقَالَ الْعَبَّاسُ - رضى الله عنه -: إِلاَّ الإِذْخِرَ لِصَاغَتِنَا وَقُبُورِنَا؟ فَقَالَ: "إِلاَّ الإِذْخِرَ". وَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "لِقُبُورِنَا وَبُيُوتِنَا". وَقَالَ أَبَانُ بْنُ صَالِحٍ عَنِ الْحَسَنِ بْنِ مُسْلِمٍ، عَنْ صَفِيَّةَ بِنْتِ شَيْبَةَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ مِثْلَهُ. وَقَالَ مُجَاهِدٌ عَنْ طَاوُسٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: لِقَيْنِهِمْ وَبُيُوتِهِمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1349