Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te (varri i) Abdullah ibn Ubejit pasi e kishin varrosur dhe urdhëroi të zhvarrosej. E vendosi mbi gjunjët e tij, e lagu me pështymë dhe e mbështolli me këmishën e vet. Allahu e di më së miri (se cili ishte shkaku i mbështjelljes me këmishën e Pejgamberit ﷺ), por ai (Abdullah ibn Ubeji) i kishte dhënë një këmishë Abasit. Sufjani tregon se Ebu Haruni ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ kishte dy këmisha, andaj i biri i Abdullahut i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, vishja babait tim këmishën që prek lëkurën tënde.” Sufjani thotë: “Thuhet se Pejgamberi ﷺ ia kishte veshur Abdullahut këmishën e tij, si shpagim për atë që kishte vepruar (me Abasin).”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَتَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أُبَىٍّ بَعْدَ مَا أُدْخِلَ حُفْرَتَهُ فَأَمَرَ بِهِ فَأُخْرِجَ، فَوَضَعَهُ عَلَى رُكْبَتَيْهِ، وَنَفَثَ عَلَيْهِ مِنْ رِيقِهِ، وَأَلْبَسَهُ قَمِيصَهُ، فَاللَّهُ أَعْلَمُ، وَكَانَ كَسَا عَبَّاسًا قَمِيصًا. قَالَ سُفْيَانُ: وَقَالَ أَبُو هَارُونَ: وَكَانَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَمِيصَانِ، فَقَالَ لَهُ ابْنُ عَبْدِ اللَّهِ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَلْبِسْ أَبِي قَمِيصَكَ الَّذِي يَلِي جِلْدَكَ. قَالَ سُفْيَانُ: فَيُرَوْنَ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَلْبَسَ عَبْدَ اللَّهِ قَمِيصَهُ مُكَافَأَةً لِمَا صَنَعَ.