Sahihu i Buhariut — Hadithi 1351

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka rrëfyer Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Husejn Mualimi, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur u zhvillua Lufta e Uhudit, babai më thirri natën dhe më tha: “Mendoj se do të jem ndër shokët e parë të Pejgamberit ﷺ që do të vriten, ndërkohë gjëja më e vlefshme që po lë, përveç të Dërguarit të Allahut ﷺ, je ti. Unë kam borxh, andaj shlyeje dhe sillu mirë me motrat e tua. Në mëngjes ishte i vrari i parë, e me të u bashkëvarros edhe një tjetër. Shpirti nuk më rrinte rehat për ta lënë me të bashkëvarrosurin, kështu që, pas gjashtë muajsh, e zhvarrosa. Ai ishte (i padëmtuar) sikurse ditën që e kam varrosur, përveç pak te veshi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: أَخْبَرَنَا بِشْرُ بْنُ الْمُفَضَّلِ: حَدَّثَنَا حُسَيْنٌ الْمُعَلِّمُ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا حَضَرَ أُحُدٌ دَعَانِي أَبِي مِنَ اللَّيْلِ فَقَالَ: مَا أُرَانِي إِلاَّ مَقْتُولاً فِي أَوَّلِ مَنْ يُقْتَلُ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ، وَإِنِّي لاَ أَتْرُكُ بَعْدِي أَعَزَّ عَلَىَّ مِنْكَ، غَيْرَ نَفْسِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَإِنَّ عَلَىَّ دَيْنًا فَاقْضِ، وَاسْتَوْصِ بِأَخَوَاتِكَ خَيْرًا‏.‏ فَأَصْبَحْنَا فَكَانَ أَوَّلَ قَتِيلٍ، وَدُفِنَ مَعَهُ آخَرُ فِي قَبْرٍ، ثُمَّ لَمْ تَطِبْ نَفْسِي أَنْ أَتْرُكَهُ مَعَ الآخَرِ فَاسْتَخْرَجْتُهُ بَعْدَ سِتَّةِ أَشْهُرٍ، فَإِذَا هُوَ كَيَوْمِ وَضَعْتُهُ هُنَيَّةً غَيْرَ أُذُنِهِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1351