Sahihu i Buhariut — Hadithi 1351
77. Nënkapitulli: A lejohet zhvarrosja apo nxjerrja e të vdekurit nga varri për ndonjë arsye (të justifikueshme)?
1351. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka rrëfyer Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Husejn Mualimi, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur u zhvillua Lufta e Uhudit, babai më thirri natën dhe më tha: “Mendoj se do të jem ndër shokët e parë të Pejgamberit ﷺ që do të vriten, ndërkohë gjëja më e vlefshme që po lë, përveç të Dërguarit të Allahut ﷺ, je ti. Unë kam borxh, andaj shlyeje dhe sillu mirë me motrat e tua.
Në mëngjes ishte i vrari i parë, e me të u bashkëvarros edhe një tjetër. Shpirti nuk më rrinte rehat për ta lënë me të bashkëvarrosurin, kështu që, pas gjashtë muajsh, e zhvarrosa. Ai ishte (i padëmtuar) sikurse ditën që e kam varrosur, përveç pak te veshi.”