Sahihu i Buhariut — Hadithi 1361

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve, të cilët po dënoheshin dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre) . Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, të cilën e ndau në dysh dhe në secilin varr e nguli nga një. Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen .”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ طَاوُسٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: أَنَّهُ مَرَّ بِقَبْرَيْنِ يُعَذَّبَانِ فَقَالَ: ‏ ‏"‏إِنَّهُمَا لَيُعَذَّبَانِ وَمَا يُعَذَّبَانِ فِي كَبِيرٍ أَمَّا أَحَدُهُمَا فَكَانَ لاَ يَسْتَتِرُ مِنَ الْبَوْلِ، وَأَمَّا الآخَرُ فَكَانَ يَمْشِي بِالنَّمِيمَةِ‏"‏‏‏.‏‏ ثُمَّ أَخَذَ جَرِيدَةً رَطْبَةً فَشَقَّهَا بِنِصْفَيْنِ، ثُمَّ غَرَزَ فِي كُلِّ قَبْرٍ وَاحِدَةً‏.‏ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لِمَ صَنَعْتَ هَذَا؟ فَقَالَ: ‏"‏‏لَعَلَّهُ أَنْ يُخَفَّفَ عَنْهُمَا مَا لَمْ يَيْبَسَا‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1361