Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu, e ky nga Ibn Abasi se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubej ibn Seluli, të Dërguarin e Allahut ﷺ e thirrën për t'ia falur xhenazen. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u përgatit për namaz, shpejtova tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a po ia fal xhenazen Ibn Ubejit, ndërkohë ai filan ditë të pati thënë kështu e ashtu...? - ia numëroja fjalët e tij. I Dërguari i Allahut ﷺ buzëqeshi dhe tha: “Z mbrapsu nga unë , o Omer!” Kur këmbëngula edhe më tej, më tha: “Më është dhënë e drejta për të zgjedhur, andaj zgjodha. Sikur ta dija që, nëse kërkoj falje më shumë se shtatëdhjetë herë, do t'i falej, do ta shtoja (kërkimin e faljes) .” I Dërguari i Allahut ﷺ ia fali xhenazen dhe shkoi. Nuk kaloi shumë kohë deri në zbritjen e dy ajeteve të sures Teube: “Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit, sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.” (Teube, 84) Omeri thoshte: “Më vonë çuditesha me guximin tim të asaj dite karshi Pejgamberit ﷺ, e Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنْ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ - رضى الله عنهم - أَنَّهُ قَالَ: لَمَّا مَاتَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ ابْنُ سَلُولَ دُعِيَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِيُصَلِّيَ عَلَيْهِ، فَلَمَّا قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَثَبْتُ إِلَيْهِ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَتُصَلِّي عَلَى ابْنِ أُبَىٍّ؟ وَقَدْ قَالَ يَوْمَ كَذَا وَكَذَا: كَذَا وَكَذَا - أُعَدِّدُ عَلَيْهِ قَوْلَهُ - فَتَبَسَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَقَالَ: "أَخِّرْ عَنِّي يَا عُمَرُ". فَلَمَّا أَكْثَرْتُ عَلَيْهِ قَالَ: "إِنِّي خُيِّرْتُ فَاخْتَرْتُ، لَوْ أَعْلَمُ أَنِّي إِنْ زِدْتُ عَلَى السَّبْعِينَ فَغُفِرَ لَهُ لَزِدْتُ عَلَيْهَا". قَالَ: فَصَلَّى عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ انْصَرَفَ، فَلَمْ يَمْكُثْ إِلاَّ يَسِيرًا حَتَّى نَزَلَتِ الآيَتَانِ مِنْ (بَرَاءَةٌ): ﴿وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِّنْهُم مَّاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ إِنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّـهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُوا وَهُمْ فَاسِقُونَ ﴾. [التوبة: ٨٤] قَالَ: فَعَجِبْتُ بَعْدُ مِنْ جُرْأَتِي عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَئِذٍ، وَاللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ.