Sahihu i Buhariut — Hadithi 1372

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Eshathin, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një hebreje i vajti dhe përmendi dënimin e varrit, e në atë rast i tha: “Allahu të ruajttë prej dënimit të varrit!” Pastaj, Aishja e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për dënimin e varrit, e ai iu përgjigj. “Po, dënimi në varr është realitet.” Ajo tregon: “Që atëherë, sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ falej, kërkonte mbrojtje kundrejt dënimit të varrit.” Gunderi shton: “... dënimi në varr është realitet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ شُعْبَةَ: سَمِعْتُ الأَشْعَثَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ يَهُودِيَّةً دَخَلَتْ عَلَيْهَا، فَذَكَرَتْ عَذَابَ الْقَبْرِ، فَقَالَتْ لَهَا: أَعَاذَكِ اللَّهُ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ. فَسَأَلَتْ عَائِشَةُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنْ عَذَابِ الْقَبْرِ فَقَالَ: "نَعَمْ عَذَابُ الْقَبْرِ". قَالَتْ عَائِشَةُ: فَمَا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَعْدُ صَلَّى صَلاَةً إِلاَّ تَعَوَّذَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ. زَادَ غُنْدَرٌ: عَذَابُ الْقَبْرِ حَقٌّ .

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1372