Sahihu i Buhariut — Hadithi 1372

86. Nënkapitulli: Transmetimet rreth dënimit në varr

Allahu i Lartësuar thotë: “Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur melekët zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues…” (Enam, 93) “… ata do t’i dënojmë dy herë, pastaj kthehen në dënimin e madh.” (Teube, 101) “... kurse ithtarët e Faraonit i goditi dënimi i keq. Ata i nënshtrohen Zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kiametit (u thuhet melekëve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46)

1372. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Eshathin, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një hebreje i vajti dhe përmendi dënimin e varrit, e në atë rast i tha: “Allahu të ruajttë prej dënimit të varrit!” Pastaj, Aishja e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për dënimin e varrit, e ai iu përgjigj. “Po, dënimi në varr është realitet.” Ajo tregon: “Që atëherë, sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ falej, kërkonte mbrojtje kundrejt dënimit të varrit.”

Gunderi shton: “... dënimi në varr është realitet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1372

Fjalë të panjohura?