Sahihu i Buhariut — Hadithi 1374

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi vendoset në varr dhe kur largohen shokët e tij (pjesëmarrësit në varrim) , dëgjon trokun e mbathjeve të tyre (duke u larguar) . I venë dy melekë, e ulin dhe i thonë: “Çfarë thoshe për atë njeri, Muhamedin ﷺ?” Besimtari përgjigjet: “Dëshmoj se ai është rob dhe i Dërguari i Allahut.” I thuhet: “Shikoje vendin tënd në Zjarr; Allahu ta ka zëvendësuar me një vend në Xhenet.” Kështu, i sheh të dy vendet.” Katadja shton: “Na është treguar se të tillit i zgjerohet varri. Pastaj vazhdoi transmetimin e Enesit: “Ndërkaq, hipokritit dhe jobesimtarit i thuhet: “Çfarë thoshe për atë njeri (Muhamedin ﷺ) ?” Ai përgjigjet: “Nuk di, thosha atë që thoshin njerëzit.” Atëherë i thuhet: “As e dije, as e lexoje (Kuranin) .” Pastaj, me një çekan të hekurt goditet aq fort, saqë lëshon një klithmë që e dëgjon çdo gjë përreth tij, përveç njerëzve dhe xhinëve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَيَّاشُ بْنُ الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ حَدَّثَهُمْ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: ‏"‏‏إِنَّ الْعَبْدَ إِذَا وُضِعَ فِي قَبْرِهِ، وَتَوَلَّى عَنْهُ أَصْحَابُهُ، وَإِنَّهُ لَيَسْمَعُ قَرْعَ نِعَالِهِمْ، أَتَاهُ مَلَكَانِ فَيُقْعِدَانِهِ فَيَقُولاَنِ: مَا كُنْتَ تَقُولُ فِي الرَّجُلِ لِمُحَمَّدٍ ﷺ؟‏.‏ فَأَمَّا الْمُؤْمِنُ فَيَقُولُ: أَشْهَدُ أَنَّهُ عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ‏.‏ فَيُقَالُ لَهُ: انْظُرْ إِلَى مَقْعَدِكَ مِنَ النَّارِ، قَدْ أَبْدَلَكَ اللَّهُ بِهِ مَقْعَدًا مِنَ الْجَنَّةِ، فَيَرَاهُمَا جَمِيعًا‏"‏‏‏.‏‏ قَالَ قَتَادَةُ: وَذُكِرَ لَنَا أَنَّهُ يُفْسَحُ فِي قَبْرِهِ‏.‏ ثُمَّ رَجَعَ إِلَى حَدِيثِ أَنَسٍ قَالَ: ‏ ‏"‏وَأَمَّا الْمُنَافِقُ وَالْكَافِرُ فَيُقَالُ لَهُ: مَا كُنْتَ تَقُولُ فِي هَذَا الرَّجُلِ؟ فَيَقُولُ: لاَ أَدْرِي، كُنْتُ أَقُولُ مَا يَقُولُ النَّاسُ‏.‏ فَيُقَالُ: لاَ دَرَيْتَ وَلاَ تَلَيْتَ‏.‏ وَيُضْرَبُ بِمَطَارِقَ مِنْ حَدِيدٍ ضَرْبَةً، فَيَصِيحُ صَيْحَةً يَسْمَعُهَا مَنْ يَلِيهِ، غَيْرَ الثَّقَلَيْنِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1374