Sahihu i Buhariut — Hadithi 138

Abdesi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e këtij i ka rrëfyer Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ fjeti derisa filloi të gërhiste, e pastaj u ngrit për t'u falur, - ose ndoshta ka thënë: “U shtri derisa filloi të gërhiste, - pastaj u ngrit për t'u falur.” Po ashtu këtë na ka treguar Sufjani disa herë, e ky nga Amri, e ky nga Kurejbi, e ky nga Ibn Abasi thotë: “Një natë bujta te tezja ime, Mejmunia dhe, gjatë natës, Pejgamberi ﷺ fali namaz. Dikur vonë, u ngrit dhe mori abdes lehtë nga një shakull i varur, - Amri herë ka thënë: lehtë, e herë ka thënë: duke përdorur pak ujë (dhe duke u mjafuar me larjen gjymtyrëve vetëm një herë), - dhe filloi të falej. Njëjtë veprova edhe unë e iu bashkëngjita për t'u falur në anën e tij të majtë, por ai më qiti në të djathtë të tij dhe vazhdoi të falej, aq sa deshi Allahu. Pastaj u shtri për të fjetur, madje filloi të gërhiste. Pastaj erdhi muezini dhe e vuri në dijeni për faljen e namazit, u ngrit dhe shkoi për në namazin e sabahut, pa rimarrë abdes.” I thamë Amrit: “Njerëzit po thonë se të Dërguarit të Allahut ﷺ i flenë sytë, por jo zemra.” Amri tha: “E kam dëgjuar Ubejd ibn Umejrin duke thënë: “Ëndrrat e të dërguarve janë shpallje dhe e lexoi ajetin: “O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të ther!” (Safat, 102)"

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرٍو قَالَ: أَخْبَرَنِي كُرَيْبٌ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَامَ حَتَّى نَفَخَ ثُمَّ صَلَّى - وَرُبَّمَا قَالَ اضْطَجَعَ حَتَّى نَفَخَ - ثُمَّ قَامَ فَصَلَّى‏.‏ ثُمَّ حَدَّثَنَا بِهِ سُفْيَانُ مَرَّةً بَعْدَ مَرَّةٍ عَنْ عَمْرٍو عَنْ كُرَيْبٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: بِتُّ عِنْدَ خَالَتِي مَيْمُونَةَ لَيْلَةً، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ مِنَ اللَّيْلِ، فَلَمَّا كَانَ فِي بَعْضِ اللَّيْلِ قَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَتَوَضَّأَ مِنْ شَنٍّ مُعَلَّقٍ وُضُوءًا خَفِيفًا - يُخَفِّفُهُ عَمْرٌو وَيُقَلِّلُهُ - وَقَامَ يُصَلِّي فَتَوَضَّأْتُ نَحْوًا مِمَّا تَوَضَّأَ، ثُمَّ جِئْتُ فَقُمْتُ عَنْ يَسَارِهِ - وَرُبَّمَا قَالَ سُفْيَانُ: عَنْ شِمَالِهِ - فَحَوَّلَنِي فَجَعَلَنِي عَنْ يَمِينِهِ، ثُمَّ صَلَّى مَا شَاءَ اللَّهُ، ثُمَّ اضْطَجَعَ، فَنَامَ حَتَّى نَفَخَ، ثُمَّ أَتَاهُ الْمُنَادِي فَآذَنَهُ بِالصَّلاَةِ، فَقَامَ مَعَهُ إِلَى الصَّلاَةِ، فَصَلَّى وَلَمْ يَتَوَضَّأْ‏.‏ قُلْنَا لِعَمْرٍو: إِنَّ نَاسًا يَقُولُونَ إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَنَامُ عَيْنُهُ وَلاَ يَنَامُ قَلْبُهُ‏.‏ قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ عُبَيْدَ بْنَ عُمَيْرٍ يَقُولُ: رُؤْيَا الأَنْبِيَاءِ وَحْىٌ، ثُمَّ قَرَأَ: ‏﴿‏إِنِّي أَرَى فِي الْمَنَامِ أَنِّي أَذْبَحُكَ‏﴾‏‏ . [الصفات: ١٠٢]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/138