Sahihu i Buhariut — Hadithi 1397

Zekati · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Afan ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e ky nga Jahja ibn Seid ibn Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se një beduin vajti te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “Më trego ndonjë punë, që, nëse e bëj, hyj në Xhenet.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ta adhurosh Allahun pa i bërë ortak asgjë, ta falësh namazin farz, ta japësh zekatin e detyruar dhe ta agjërosh Ramazanin.” Ai tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se kësaj nuk do t'i shtoj asgjë më shumë.” Kur u largua, Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që dëshiron të shohë banor të Xhenetit, le ta shikojë këtë njeri.” Musededi e transmeton këtë hadith nga Jahjai, e ky nga Ebu Hajani, e këtij ia ka rrëfyer këtë Ebu Zura nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ قَالَ: حَدَّثَنَا عَفَّانُ بْنُ مُسْلِمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدِ بْنِ حَيَّانَ، عَنْ أَبِي زُرْعَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ أَعْرَابِيًّا، أَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: دُلَّنِي عَلَى عَمَلٍ إِذَا عَمِلْتُهُ دَخَلْتُ الْجَنَّةَ‏.‏ قَالَ: ‏"‏‏تَعْبُدُ اللَّهَ لاَ تُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمُ الصَّلاَةَ الْمَكْتُوبَةَ، وَتُؤَدِّي الزَّكَاةَ الْمَفْرُوضَةَ، وَتَصُومُ رَمَضَانَ‏"‏‏‏.‏‏ قَالَ: وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ! لاَ أَزِيدُ عَلَى هَذَا‏.‏ فَلَمَّا وَلَّى قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: ‏ ‏"‏مَنْ سَرَّهُ أَنْ يَنْظُرَ إِلَى رَجُلٍ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ فَلْيَنْظُرْ إِلَى هَذَا‏"‏‏‏.‏‏ حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي حَيَّانَ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو زُرْعَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ بِهَذَا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1397