Sahihu i Buhariut — Hadithi 1397
1. Nënkapitulli: Obligueshmëria e zekatit
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Falni namazin dhe jepni zekatin..” (Bekare, 34) Ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjani, në lidhje me Pejgamberin ﷺ, ka thënë: "Na urdhëron të falim namazin, ta japim zekatin, t’i ruajmë lidhjet farefisnore dhe të jemi të ndershëm."
1397. Nga: Ebu Hurejra
Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Afan ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e ky nga Jahja ibn Seid ibn Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se një beduin vajti te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “Më trego ndonjë punë, që, nëse e bëj, hyj në Xhenet.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ta adhurosh Allahun pa i bërë ortak asgjë, ta falësh namazin farz, ta japësh zekatin e detyruar dhe ta agjërosh Ramazanin.” Ai tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se kësaj nuk do t'i shtoj asgjë më shumë.” Kur u largua, Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që dëshiron të shohë banor të Xhenetit, le ta shikojë këtë njeri.”
Musededi e transmeton këtë hadith nga Jahjai, e ky nga Ebu Hajani, e këtij ia ka rrëfyer këtë Ebu Zura nga Pejgamberi ﷺ.